Ballina Flash

SOFT NEWS – Macja legjendare e xhamisë së Shën Sofisë nuk është më

ANKARA, 8 nëntor /ATSH-AA/ – Macja me famë botërore, Gli, e cila e bëri për vete Shën Sofinë, tani është pjesë e historisë së xhamisë ikonike.

“Macja e Shën Sofisë, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në Stamboll, që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër”, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk në Twitter.

“Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, shtoi ai, duke postuar një fotografi të maces, ndërsa theksoi se është thellësisht i pikëlluar.

Në fillim të këtij viti, ndërsa Shën Sofia u kthye nga muze sërish në xhami, Gli nuk u shqetësua nga zhurma.

Thesari i arkitekturës mbeti përgjithmonë shtëpia e saj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKtheu ligjin për “Për gjendjen civile”, Gjylameti i përgjigjet Metës: Presidenti vazhdon të jetë jo President
Artikulli tjetërBalla publikon videon e veçantë/ Presidenti i zgjedhur i SHBA Biden e quan Thaçin “George Washington”-in e Kosovës