Ballina Flash

EULEX bastis shtëpitë e Thaçit, Veselit dhe Selimit

PRISHTINË, 6 nëntor/ATSH/- Njësitet policore të EULEX kanë bastisur mëngjesin e sotëm shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, banesën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe banesën e Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Në deklaratën për shtyp, Dhoma e Specializuara në Hagë deklaron se “Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë”.

“ Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Kontrolle janë kryer edhe brenda selisë qendrore të PDK./KosovaPress/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistrat e Jashtëm të SECP në Turqi për bashkëpunimin kundër COVID-19/ Cakaj: Shqipëria, pjesëmarrje aktive në nismat rajonale
Artikulli tjetërFRANCË – Macron dyfishon agjentët e kufirit kundër terrorizmit