Ballina Flash

FUTBOLL – Ramos shënoi golin e 100-të për Realin

MADRID, 5 nëntor /ATSH-AA/ – Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka hyrë në ekipin spanjoll të futbollit me 100 gola pas shënimit të golit nga ana e tij në ndeshjen e së martës kundër Interit.

Ramos, 34-vjeçar, është një veteran i vërtetë i Real Madridit, duke luajtur për Los Blancos që nga viti 2005.

Një ish-lojtar i Sevillas, Ramos ka 659 paraqitje në karrierën e tij 15-vjeçare për Realin.

“Jo çdo ditë shënoni golin tuaj të 100-të dhe aq më tepër kur jeni mbrojtës. Shënuam një fitore jetike”, tha Ramos pas fitores.

Ai shënoi me kokë golin e tij të 100-të për Realin.

Gjiganti spanjoll fitoi kundër Interit me 3-2 në ndeshjen e Grupit B të UEFA Ligës së Kampionëve në Madrid, ku Ramos shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Duke arritur 100 gola për Realin, Ramos u barazua me sulmuesin në pension, Fernando Morientes.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhvillohet kampionati i basketbollit për të rinj në Tiranë/ Kupën “Feti Fanaj” e fiton ekipi Superior Basket
Artikulli tjetërITALI – Policia zbulon kokainë me vlerë miliona euro