Ballina Flash

”Yahoo” nxjerr smartfonin për pak dollarë

ROMË, 1 nëntor /ATSH-ANSA/ – ”Yahoo” sjell smartfonin e tij të parë në treg për pak dollarë.

Kompania e blerë nga operatori celular amerikan ”Verizon” nxori ”Yahoo Mobile Zte Blade A3Y”, një pajisje e nivelit fillestar të prodhuar nga kompania kineze ”Zte” në SHBA.

Smartfoni kushton rreth 50 dollarë dhe u ofrohet përdoruesve të ”Yahoo Mobile”.

Portali historik i internetit, i lindur 26 vjet më parë në Sunnyvale, Kaliforni, që nga marsi i kaluar është në fakt gjithashtu një operator celular virtual, i cili mbështetet në rrjetet 4G të ”Verizon”.

Ofron një plan të vetëm me të dhëna të pakufizuara, thirrje dhe mesazhe me tekst për 40 dollarësh në muaj.

Smartfoni në ngjyrë vjollcë ka një ekran 5,45 inç, një kamerë të pasme 8 megapiksel dhe një kamerë të përparme 5 megapiksel.

Procesori është një Mediatek, me 2 GB Ram dhe 32 GB memorie të brendshme të zgjerueshme.

Bateria prej 2,660 mAh është e lëvizshme. Pajisja ka instaluar paraprakisht aplikacionet ”Yahoo”, nga posta elektronike te moti, transmetimi i lajmeve, sporteve dhe financave./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFISHË TEKNIKE – Masat antiCovid-19, të marra nga çdo vend europian
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Çfarë bën një austriak nga frika e një bllokimi të dytë?