Ballina Flash

Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes ndaj kreut të FRPD-së

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Gjykata e Tiranës vendosi sot pushimin e çështjes ndaj kreut të FRPD, Belind Këlliçi për “shpifje”, pas akuzës së ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në një reagim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Belind Kelliçi tha se, “Besa Shahini pretendonte se në datë 11.06.2020, shtetasi Belind Kelliçi, Kryetar i FRPD, ka shpifur ndaj saj, duke përhapur informacion të rremë. Rrethanat e fakteve kanë të bëjnë me postimet dhe reagimet publike të Këlliçit lidhur me nxjerrjen publike për 7 vite radhazi, të tezave të provimit të Maturës Shtetërore”.

“Postimet e shtetasit Belind Kelliçi janë shpërndarë nga profile të tjera në rrjete sociale dhe portale të ndryshme në mënyrë të shpejte dhe virale”, tha ai.

“Në seancën e 3 radhazi sot në Gjykatë, Besa Shahini refuzoi të paraqitet personalisht dhe të provonte me fakte konkrete akuzat e ngritura prej saj. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi pushimin e menjëhershëm të çështjes”, u shpreh ai. /j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Pa respektimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, nuk ka çelje negociatash
Artikulli tjetërCOVID-19 – Johnson: Mosveprimi ynë do të ishte i pafalshëm