Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 11 tetor 2020

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet të nisë i kthjellët dhe me mjegull e mjegullinë përgjatë luginave.

Në mesditë do të marrin zhvillim vranësirat. Në orët e mbrëmjes përgjatë bregdetit dhe në pjesën perëndimore reshje shiu në intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë dhe hera herës e vrullshme në bregdet, kryesisht në mbrëmje. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë me lartësi vale 1.4 metër.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/24 re diell shi
Kukës 9/21 re diell
Lezhë 12/25 re diell
Dibër 7/20 re diell
Durrës 14/26 re diell shi
Tiranë 14/27 re diell
Elbasan 12/28 re diell
Berat 10/28 re diell
Vlorë 13/26 re diell
Korcë 8/21 re diell
Gjirokastër 9/26 re diell
Sarandë 13/26 re diell

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pelosi refuzon ofertën e Shtëpisë së Bardhë për planin e stimulimit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/10/2020