Ballina Flash

Formulari A1/A1Z/ Maturantët, mundësi të re aplikimi

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z, do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin online sot, më 8 tetor.

Qendra e Shërbimeve Arsimore bën të ditur se të gjithë maturantët e këtij viti apo të viteve të kaluara, të cilët për shkak të pandemisë COVID-19 nuk kanë mundur të aplikojnë për formularin A1/A1Z, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) njofton se ata mund të kryejnë aplikimin në Portalin e Maturës Shtetërore ditën e sotme nga ora 9:00-14:00.

Sipas QSHA, plotësimi i formularit A1/A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliu-Damberg, forcim i bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj suedeze
Artikulli tjetërNdërprerje energjie për disa qytete në Jugperëndim/ Punohet për eliminimin e avarisë