Ballina Flash

MV – Luiza Gega fiton Maratonën e Shkupit

SHKUP, 4 tetor /ATSH/ – Atletja shqiptare, Luiza Gega dhe ai ukrainas, Sergi Shevçenko fituan sot Maratonën e 16-të e Shkupit, respektivisht me kohët 02:35:34 dhe 02:22:49, sipas sdk.mk.

Me këtë garë, Gega ka thyer edhe rekordin kombëtar me më shumë se 23 minuta. Luiza bëri debutimin e saj në këtë maratonë. Një garë testuese për atleten shqiptare që rezultoi me rekord kombëtar me 02:35:34 nga 02:58:54.

Nga sportistët maqedonas, fitues ishin Adriana Pop Arsova dhe Dario Ivanovski.

Maratona e Shkupit u mbajt sot nën një protokoll të veçantë për mbrojtje nga COVID-19 dhe nën moton “Vrapimi do t’ju ndryshojë”.

Për shkak të pandemisë, një numër i kufizuar i pjesëmarrësve vrapuan në maratonë këtë vit, rreth 1 500 në tre disiplina: maratonë, gjysmë maratonë dhe maratonë stafetë.

“Shkupi tashmë njihet si një qytet që zhvillon një maratonë vjetore, e cila e vendos atë në hartë së bashku me qytetet e tjera në Bashkimin Europian dhe në të gjithë botën. Maratonat mishërojnë disa vlera të BE si mirëqenien, solidaritetin, unitetin dhe diversitetin”, tha ambasadori i BE, David Gere./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj sfidon Bashën: Pse s’më hedh në gjyq kur them se e le protestën në Astir për makinën 130 mijë euro që more nga “Viktoria Invest”
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Edhe milingonat kafshë… shtëpiake?!