Ballina Flash

IA projekton qeliza joekzistente

KALIFORNI, 28 shtator /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca Artificiale ka mësuar të projektojë qeliza që nuk ekzistojnë në natyrë: pas superkompjuterëve, ajo është aleatja e re e biologjisë sintetike, e cila premton aplikime të shumta, nga prodhimi i ilaçeve në atë të biokarburanteve.

Kjo demonstrohet nga dy studime të botuara në revistën ”Nature Communications”, nga studiuesit në Laboratorin Kombëtar ”Lawrence Berkeley” në SHBA.

Algoritmi i tyre i ri, i quajtur ”Automated Recommendation Tool (Art)”, është në gjendje të parashikojë se si ndryshimet e caktuara në ADN-në e një qelize ose proceset biokimike mund të ndryshojnë sjelljen e saj.

“Mundësitë janë revolucionare”, thotë koordinatori i studimit, Hector Garcia Martin.

“Tani bioinxhinieria është një proces shumë i ngadaltë: u deshën vite për të krijuar ilaçin antimalarik”, shtoi ai.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë viktimë me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve/ 54 raste të reja dhe 72 të shëruar
Artikulli tjetër10 vjet pa taksa për futbollistët nuk funksionon/ Ent i pavarur nga qeveria