Ballina Bota

BRATISLAVË – Matoviç: Sllovakia do të shpallë sërish gjendjen e jashtëzakonshme

BRATISLAVË, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Sllovakia do të shpallë sërish një gjendje të jashtëzakonshme këtë javë për të luftuar pandeminë e COVID-19, tha sot kryeministri sllovak Igor Matoviç, pas një rritje të mprehtë të rasteve të infektimit me virusin.

“Situata është jashtëzakonisht serioze dhe unë besoj se ne duhet të marrim vendime shumë themelore dhe shumë të guximshme”, deklaroi ai.

Masa pritet të miratohet nga qeveria të mërkurën dhe, nëse miratohet, do të jetë masa e dytë e tillë që nga fillimi i pandemisë./ /ervo

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakListat e hapura/ Shameti: Vota parapëlqyese e zgjedhësve mund të përmbysë renditjen e kandidatëve
Artikulli tjetërTakimi përmbyllës me FMN-në/ Rikthim në ritmet pozitive të rritjes ekonomike nga viti 2021