MADRID, 24 shtator /ATSH-AA/- Futbollisti 33-vjeçar uruguajan i Barcelonës është transferuar në Atletico Madrid.
Në deklaratën e bërë nga klubi i Barcelonës, thuhet se është arritur marrëveshje që Suarez të transferohet në Atletico Madrid për një klauzolë prej 6 milionë eurosh që ndryshon në varësi të suksesit.
Ndërkohë, nga Atletico Madrid njoftuan se pas kontrollit mjekësor do të nënshkruhet kontratë me Suarez.
Klubi i Barcelonës sot pritet të organizojë një konferencë për media për t’i dhënë lamtumirën futbollistit. /os/





















