Ballina Flash

SOFT NEWS – Bonus edhe nëse… martohesh!

TOKIO, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Për të ndaluar uljen e numrit të popullsisë dhe për të shtuar numrin e martesave, qeveria japoneze ka vendosur të prezantojë një plan stimulues për të lehtësuar financiarisht martesat dhe për të rritur normën e lindjeve, e cila ka qenë ndër më të ulëtat në botë për vite me radhë.

Fondi i vënë në dispozicion nga ekzekutivi për të sapomartuarit do të arrijë në rreth 4 850 euro dhe do t’u shpërndahet çifteve nën 40 vjeç, me një të ardhur vjetore të kombinuar që nuk i kalon 43 000 eurot.

Për të demonstruar vendosmërinë e saj qeveria e kryeministrit të ri Yoshihide Suga është e gatshme të financojë dy të tretat e bonusit, ndërsa pjesa tjetër do të duhet të paguhet nga bashkitë.

Ajo që duket e sigurt është se beteja për të parandaluar një transformim demografik me pasoja shkatërruese për ekonominë e tretë të botës nuk mund të shtyhet më.

Shkalla e lindshmërisë së grave japoneze është vetëm 1,36, poshtë pragut minimal prej 2,07, që konsiderohet e nevojshme për të garantuar qarkullimin e gjeneratave.

Sot, 29% e burrave beqarë japonezë janë midis 25 dhe 34 vjeç dhe 17,8% e grave e konsiderojnë mungesën e të fondeve si arsyeja kryesore për të mos hedhur hapin dhe vajtjen në altar./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan/ Bashkia mbështet 150 familje të skemës së ndihmës ekonomike me pemë frutore
Artikulli tjetërMbi 500 shtëpi të reja në rindërtim në bashkinë e Shijakut/ Rama i dorëzon çelësat e banesës së re nënë Besnikes