Zbulohet ADN-ja më e vjetër e Neandertalit, daton 80 000 vjet më parë

BOLONJË, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Është zbuluar ADN-ja më e vjetër e Neandertalit në Europën Qendrore dhe Lindore.

Ajo daton që 80 000 vjet më parë dhe u gjet duke analizuar një dhëmb të zbuluar në Poloni.

Zbulimi u botua në revistën ”Scientific Reports”, prej studiuesve të koordinuar nga Sahra Talamo, nga Universiteti i Bolonjës.

Ky është një  zbulim i rëndësishëm për të kuptuar një periudhë vendimtare në historinë e Neandertalëve, kur ambienti karakterizohej nga sezonaliteti ekstrem duke detyruar disa grupe të largohen drejt lindjes, në Azinë Qendrore.

Dhëmbi u gjet në shpellën Stajnia, në pllajën e Krakow-Czestochowa, së bashku me disa kocka kafshësh dhe mjetesh prej guri.

“Morfologjia e dhëmbit është tipike për njeriun Neandertal, e konfirmuar edhe nga analiza gjenetike. Gjendja e veshjes së kurorës sugjeron që ajo i përkiste një të rrituri”, theksoi Stefano Benazzi, nga Universiteti i Bolonjës./ /os/

 

Rezultati është i rëndësishëm për të kuptuar një periudhë vendimtare në historinë e njeriut Neandertal, përkatësisht atë që korrespondon me përkeqësimin e papritur të klimës që ndodhi rreth 100 000 vjet më parë, e cila transformoi territorin e pyllëzuar të Europës Qendrore-Lindore në një mjedis të karakterizuar nga stepat.

 

Ndryshimi i klimës ka shkaktuar tkurrje të reja demografike midis grupeve të Neandertalit. Pavarësisht kësaj, megjithatë, prodhimi i mjeteve prej guri lidhen me traditën kulturore të Mikokianos e cila u përhap midis Francës Lindore, Polonisë dhe Kaukazit.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.