Ballina Bota

PARIS – Al Kaeda kërcënon sërish ”Charlie Hebdo”-në

PARIS, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Rrjeti terrorist Al Qaeda kërcënoi sërish të përjavshmen satirike franceze ”Charlie Hebdo”, që ribotoi karikaturat mbi profetin Muhamed, origjina e sulmit terrorist të 7 janarit 2015, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

Njoftimi vjen nga Site, që monitoron aktivitetin xhihadist të kësaj organizate terroriste.

Rita Katz, drejtoreshë e Site, specifikon se me rastin e përvjetorit të 11 Shtatorit, Al Kaeda ka lëshuar versionin në anglisht të numrit 3 të revistës ”One Ummah”.

Publikimi i ri përmban profilet e organizatorëve të 11 Shtatorit, dëmtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një artikull për ‘Charlie Hebdo”, shkruan Katz, duke shtuar se do të ketë edhe një fjalim nga udhëheqësi aktual i Al Kaedas, Ayman al Zawahiri.

”Në këtë revistë është shkruar se ‘Charlie Hebdo’ do të paguajë përsëri një çmim”, thotë Katz në një shënim në Twitter./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjësjellësi i ri i Delvinës, kryebashkiakja Qilimi : Uji i pijshëm brenda parametrave fiziko-kimike të përcaktuara nga MSH
Artikulli tjetërShkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,6%