TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj priti sot në një takim Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Lambros Kakissis, me rastin e përfundimit të detyrës së ngarkuar në krye të këtij institucioni.
Prefekti Aliaj falënderoi Kakissis për punën e kryer dhe kontributin e dhënë me vlera të shtuara në drejtim të rritjes së bashkëpunimit ndërkufitar dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë Shqipëri-Greqi.
Duke e falënderuar edhe për iniciativat personale në drejtim të kontributit në arsim dhe përballimit të emergjencave civile në qarkun e Gjirokastrës, Prefekti i qarkut i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e re të ngarkuar, me besimin se do të jetë po kaq kuptimplotë dhe e rëndësishme në ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kakissis theksoi se “këto dy vite në drejtim të konsullatës greke ka qenë një periudhë e mbushur me sfida, përgjegjësi dhe angazhim të lartë për realizimin e detyrave të ngarkuara”.
/m.m/j.p/r.e/























