TIRANË, 24 gusht /ATSH – I. Vata/- Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha sot se qeveria ka dështuar për të siguruar jetesën minimale të shqiptarëve.
Në reagimin e saj, Çupi shprehet se “sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, me nivelin më të larte ne rajonin e Ballkanit, e ndjekur nga Serbia me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%) ndërsa Maqedoni ka nivelin më tē ulët te çmimeve me 60% të mesatares europiane”.
“Kështu paradoksalisht, shqiptarēt që kanë nivelin më të ulët të ardhurave ne rajon, ushqimet e shportës i paguajnë më shtrenjtë duke i detyruar ata te heqin nga kjo shportë ushqimet e duke mbajtur vetëm ato bazike. Në këto kushte shqiptarët janë te detyruar që peshën më të lartë të shpenzimeve mujore ta kenë për ushqime, ne masen të shpenzimeve me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit”, tha ajo. /j.p/























