Ballina Flash

FUTBOLL – Koeman trajneri i ri i Barçës

BARCELONE, 19 gusht /ATSH-DPA/ – Barcelona e shndërroi ish-lojtarin e saj, Ronald Koeman në trajnerin e ri vetëm disa ditë pasi shkarkoi Quique Setien pas një humbjeje tenistike 8-2 në Champions League ndaj Bayern Munich.

”Koeman, 57 vjeç, lëvizi nga pozita e tij si trajner i ekipit kombëtar holandez në një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2022”, tha Barcelona duke konfirmuar emërimin e tij.

Ish-mbrojtësi holandez, Koeman shënoi golin e fitores kur Barcelona fitoi Kupën Europiane për herë të parë në 1992.

Koeman ka trainuar tashmë një numër klubesh në Holandë, përfshirë tre të mëdhenjtë si Ajax, Feyenoord dhe PSV Eindhoven, gjiganten portugeze Benfica dhe skuadrat e Premier League Everton dhe Southampton. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMINSK – Tihanovskaja: I kërkoj BE-së të mbështesë zgjedhjet e reja presidenciale
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE diskuton opsionet për krizën bjelloruse