TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Rikthimi i rasteve me COVD-19 ka detyruar bashkinë e Pukës të mbyllë çerdhet dhe kopshtet e qytetit.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bashkia Pukë bën të ditur mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione.
Bashkia sqaron se rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.
“Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ”Nënë Tereza” dhe kopshtit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës. Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë”, thekson Bashkia. /r.e/






















