PRISHTINE, 9 gusht /ATSH/ Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, ku prej tyre 36 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 7 pacientë janë konfirmuar negativë.
Sipas raportit, 8 pritet të testohen, 4 pacientë presin rezultatet.
“32 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 3 pacientë janë në CPAP mask. Covid pozitivë aktivë janë 5 mjekë, 14 infermierë dhe 3 stafe mbështesë”, thuhet në raport.























