MUZIKË – Taylor Swift surprizon me albumin e ri

KALIFORNI, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Një surprizë e titulluar “Folklore” po vjen për fansat e Taylor Swift.

Mbretëresha e muzikës pop ka njoftuar debutimin, sonte në mesnatë, të një albumi të përbërë tërësisht nga këngë të reja.

Koleksioni i këngëve, i cili përfshin tituj si “Epiphany”, “Peace”, “The Last Great American Dinasty” ”Illicit Affairs”, është i teti për artisten dhe i pari pas “Lover” të vitit 2019.

“Shumë gjërat që unë kisha planifikuar të bëja këtë verë nuk u bënë të vërteta, por kishte diçka që nuk e kisha planifikuar dhe që ndodhi përkundrazi”, shkroi ajo në profilin e saj në Instagram. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.