INDONEZI – Xhakarta i blen Austrisë gjithë flotën e ”Eurofighter Typhoon”

XHAKARTA, 22 korrik / ATSH-DPA/ – Indonezia është i interesuar të blejë të gjithë flotën austriake prej 15 avionësh, tip ”Tofon Eurofighter”, deklaroi ministri indonezian i Mbrojtjes, Prabowo Subianto në një letër homologut të tij austriak.

Prabowo shkroi se propozimi i tij për të blerë avionët mund të çonte në “një përfitim të ndërsjellë për dy vendet”, sipas letrës dërguar ministres austriake të Mbrojtjes, Klaudia Tanner.

Austria bleu avionët në vitin 2003 në marrëveshjen më të madhe të armëve pas luftës.

Vjena më pas ngriti akuza për ryshfet, duke pretenduar se i pagoi shumë prodhuesit ”Airbus”.

”Airbus” i ka mohuar akuzat.

Sipas marrëveshjes fillestare të blerjes, Austria nuk mund të shesë avionët në një vend tjetër pa miratimin e ”Airbus”-it.

Diskutimet rreth shitjes ngjallën polemika në Indonezi./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.