Ballina Flash

FUTBOLL – Milani zgjat kontratën e Piolit

MILANO, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Milani ka vendosur të zgjasë kontratën e menaxherit Stefano Pioli me dy vjet, deklaroi ekipi i Serie A të martën në mbrëmje.

Lajmi erdhi pasi Milani mundi Sassuolo në një fitore 2-1.

Muajt e fundit ishte spekuluar se trajneri gjerman Ralf Rangnick mund të transferohej në Itali.

Por, përfaqësuesit e tij thanë në një deklaratë se negociatat kishin përfunduar dhe të dy palët kishin vendosur që nuk ishte koha e duhur për të marrë një rol te Milani.

Pioli më parë ishte përballur me kritika, por skuadra e tij ka rritur lojën pasi futbolli italian është rikthyer nga bllokimi prej koronavirusit dhe deri më tani skuadra nuk është mposhtur.

Zgjatja e kontratës do të thotë që Pioli do të qëndrojë si trajner deri në qershor 2022. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk respektoi masat antiCOVID/ Gjobitet me 1.000.000 lekë një lokal në Durrës
Artikulli tjetërMbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar