Ballina Flash

Publikohen datat e provimeve të vjeshtës për Maturën Shtetërore

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit ka caktuar datat e provimeve për maturatët të cilët nuk arritën të sigurojnë notë kaluese duke iu dhënë mundësi të pajisen me diplomën, si kusht për t’u regjistruar në Universitete.

Provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht, tre ditë më vonë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më pas i matematikës më 31 gusht dhe për t’u përmbyllur në datën 3 shtator me provimin me zgjedhje.

Në këto provime do t’u jepet mundësia edhe atyre që e kanë mbaruar shkollën para vitit 2019, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore. Sakaq, pyetjet do të jenë të ndërtuara vetëm me alternativa. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti, stadiumi, asfaltimi i akseve drejt Bjeshkëve/ Gjici për ATSH: Kukësi, qytet i mirëfilltë turistik në harkun kohor të 2-3 viteve
Artikulli tjetërMJEKËSI – COVID-19 mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë