Ballina Flash

Selimi-Orlando diskutojnë për fuqizimin e partneritetit në fushën e drejtësisë

PRISHTINE, 1 korrik /ATSH/ -Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin temë diskutimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis dy vendeve, ecuria e reformës në drejtësi, si dhe veprimtaria e Ministrisë së Drejtësisë në veçanti.

Selimi ka përmendur disa nga veprimet konkrete që lidhen me luftën kundër korrupsionit, finalizimin e Kodit Civil, rëndësinë e themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, si dhe krijimin e një paneli të veçantë në kuadër të kësaj gjykate, që do të trajtonte vetëm investimet e huaja.

Ambasadori Orlando vlerësoi nismat e ndërmarra nga ministri Selimi për reformimin e sistemit të drejtësisë. Ai u shpreh se Italia do të vazhdojë të jetë krah Kosovës, duke ofruar mbështetje në forcimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit.

Ministri Selimi dhe ambasadori Orlando ranë dakord për nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit për të vazhduar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve, sidomos në fushën e drejtësisë./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore/ Opozita e Bashkuar: Miratim pa vonesa të draftit të depozituar në Kuvend sipas marrëveshjes së 14 janarit