Ballina Bota

GJERMANI – Aksioneri kryesor miraton planin e shpëtimit të “Lufthansa”-s

FRANKFURT, 24 qershor /ATSH-AFP/- Aksioneri kryesor i “Lufthansa”, miliarderi Heinz Hermann Thiele, njoftoi sot në mbrëmje se ai do ta miratonte planin e shpëtimit të kompanisë kryesore ajrore europiane.

“Unë do ta votoj projekt-marrëveshjen në një mbledhje të përgjithshme të aksionerëve vendimmarrës, e planifikuar për këtë çështje të enjten”, tha biznesmeni 79-vjeçar për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Plani i ndihmës mbulon 9 miliardë euro dhe parashikon rikthimin e deri 20 % të kapitalit të “Lufthansa”-s në duart e shtetit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekë/ Deri më sot kanë përfituar 168 508 qytetarë, 11 mijë vetëm në qarkun e Fierit
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni mund të zgjasë traktatin e armëve bërthamore me Moskën