KAJRO, 20 qershor /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite njoftoi se do të heqë shtetrrethimin mbarëkombëtar të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Masa do të hiqet të dielën në orën 03:00 GMT, së bashku me rikthimin e të gjithë sektorëve ekonomikë, njoftoi agjensia shtetërore saudite, SPA.
Megjithatë, fluturimet ndërkombëtare drejt dhe nga Arabia Saudite do të mbeten të pezulluara.
Pelegrinazhi Umrah, që është ndalur që nga fillimi i marsit, do të vazhdojë i pezulluar./ /sara/






















