Ballina Bota

FRANCË – AIE: Rritje e ndjeshme e kërkesës për naftë

PARIS, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) parashikon një rritje të ndjeshme të kërkesës për naftë vitin e ardhshëm, por që do të jetë sërish e kufizuar për shkak të vështirësive në sektorin e aviacionit, theksoi sot ajo.

Në parashikimet e para për vitin 2021, ajo pret një rritje të pazakontë prej 5,7 milionë fuçi naftë në ditë të kërkesës botërore në raport me vitin 2020, vit i shënuar nga pandemia e COVID-19.

”Me 97,4 milionë fuçi naftë në ditë, kjo shifër vazhdon të mbetet 2,4 milionë fuçi naftë në ditë nën nivelin e vitit 2019, kryesisht për shkak të dobësimit aktual të kërkesës për karburant dhe naftë”, theksoi AIE në raportin mujor mbi naftën.

“Sektori i aviacionit është përballur me një krizë ekzistenciale dhe kërkesa për produktet e naftës do të mbetet nën presion edhe pas këtij viti, edhe pse karburantet e tjera pritet të rikuperohen në nivelet para COVID-19”, theksoi ajo./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Nis dhënia e granteve për riparimin e banesave në Shijak, gati fondi për të gjitha bashkitë e tjera
Artikulli tjetërGrantet për riparimin e banesave në 75 milionë dollarë, shpërndahen brenda korrikut