Ballina Flash

SOFT NEWS – Pezullohet kampionia botërore e atletikës Eid Naser

BERLIN, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Salwa Eid Naser nga Bahrani, kampionia botërore e atletikës për vrapin 400 metra, me kohën e tretë më të shpejtë në distancë, është pezulluar përkohësisht për shkeljen e rregullave të kontrollit të dopingut.

Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU), njoftoi se 22 vjeçarja ishte dënuar për gabime të vendndodhjes, një shkelje kjo e rregullave të anti-Dopingut të Atletikës Botërore.

Eid Naser mund të përballet me një pezullim dyvjeçar, gjë që do ta përjashtonte nga Lojërat Olimpike të Tokios 2020, që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Vitin e kaluar në Doha, Katar, ajo fitoi medalje botërore ari, për 48,14 sekonda, koha e tretë më e mirë në distancë dhe vetëm 0,54 sekonda larg rekordit botëror të 35 vjeçares nga Gjermania Lindore, Marita Koch./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestimi i punonjësit të Policisë për abuzim me të mitur/ Lleshaj: Akt kriminal, do rrisim në ekstrem penalitetet
Artikulli tjetërIbrahimaj: Rreth 159 476 të punësuarve u është miratuar paga e luftës