Ballina Flash

SOFT NEWS – Kur krahason koronavirusin me… gratë!

XHAKARTA, 18 maj /ATSH-DPA/ – Ministri indonezian i Sigurisë ndodhet nën kritika tepër të ashpra nga opinioni publik vendas, pasi krahasoi koronavirusin me gratë, në një përpjekje për të qetësuar shqetësimet e publikut lidhur me lehtësimin e kufizimeve të COVID-19.

Qeveria indoneziane po përgatitet që në fillim qershorit të heqë bllokimet e pjesshme në disa pjesë të vendit dhe të miratojë atë që e quan ”jetë e re normale”.

“Do qëndrojmë të izoluar përgjithmonë? Ne mund t’i përshtatemi situatës ndërsa i kushtojmë vëmendje shëndetit tonë”, deklaroi ministri i Sigurisë, Mohammad Mahfud në një video të postuar në “YouTube”.

“Dje kolegu im, Luhut Pandjaitan më dërgoi një meme ku shkruhej se ‘korona është si bashkëshortja juaj. Fillimisht u përpoqët ta kontrollonit, më pas e kuptuat që nuk mundeni. Atëherë mësuat të jetonit me të”, tha ai në gjuhën angleze.

Pandjaitan është ministri për Çështjet Detare dhe Investimet./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – E moshuara 111-vjeçare i mbijeton… COVID-19-s!
Artikulli tjetërKORE E JUGUT – Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore që nga prilli