TIRA NË, 17 maj /ATSH/-Zgjerimi i konsumit është mbështetur nga huadhënia.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia konsumatore përbën 30% të kredisë dhënë për individët, ose rreth 3,9% si raport ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Kredia konsumatore ka kontribuar me rreth 2.2% në rritjen vjetore të kredisë për individë në tremujorin e parë të këtij viti, bën të ditur BSH-ja.
Sipas Bankës Qendrore, ngjashëm me ecurinë e kredisë hipotekare, edhe kredia konsumatore është prekur nga rrethanat e pazakonshme të COVID-19, duke u shoqëruar me rënien e kërkesës dhe shtrëngimin e standardeve të kreditimit nga bankat si pasojë e shtimit të rreziqeve të perceptuara.
Stoku i kredisë konsumatore rezulton me një shtesë të papërfillshme kundrejt fundit të vitit, duke reflektuar më së shumti tkurrjen që ka pësuar në muajin mars, e kompensuar nga rritja e tij në dy muajt e parë të vitit. Në terma të monedhës, kredia konsumatore disbursohet thuajse plotësisht në lekë.
Kredia konsumatore në valutë përbën vetëm 4% të stokut të kredisë për individë, bën të ditur Banka e Shqipërisë. e.xh/























