TEKNOLOGJI – Lamborghini krijon pullën e parë digjitale

SANT’AGATA, 15 maj /ATSH-ANSA/ – Kompania e supermakinave Lamborghini ka lëshuar pullën e parë dixhitale përmes një aplikacioni, krijuar për të krijuar pulla digjitale për koleksionet e filatelistëve.

Pulla e parë i është kushtuar modelit Huracán EVO Rw D Spyder, model i prezantuar në fillim të majit 2020 pasi kompania rihapi prodhimin pas ndaljes për shkak të emergjencës COVID-19.

Pulla është pjesë e një serie tematike digjitale kushtuar historisë së shtëpisë së kompanisë në ”Sant’Agata Bolognese” dhe 20 makinave të saj ikonike, ”Automobili Lamborghini Collection”.

Vula digjitale e Huracán EVO Rw D Spyder është në dispozicion, duke shkarkuar aplikacionin ”Bitstamps”, dhe do të lëshohet në një botim të kufizuar prej 20 000 copësh./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.