TIRANË, 14 maj /ATSH/ Godinat e sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr. 2 duke filluar prej datës 18 maj do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Rezidenca Studentore Universitare u bën të ditur studentëve se “udhëzimet e përcaktuara do t’i gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë”.
Sipas saj, stafi i RSU 2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.
/k.s//a.a/r.e/





















