Ballina Flash

SHBA – Lëshohen 60 satelitë të tjerë për internetin global

FLORIDA, 25 prill /ATSH-ANSA/ – U lëshuan në hapësirë edhe 60 satelitë të tjerë ”Spacelink” të StarX për internetin global.

Me këtë mision konstelacioni arrin në 420 satelitë.

Lëshimi i tyre u krye me një raketë ”Falcon 9” nga baza e Cape Canaallel, në Florida.

Dy minuta e gjysmë pas ngritjes, faza e parë e ”Falcon 9” u nda nga faza e dytë për të filluar një zbritje të kontrolluar në atmosferë e cila çoi në një zbarkim të përsosur në platformën në oqeanin Atlantik jashtë Karolinës së Jugut.

Kjo është pjesë e programit të Elon Musk për ndërtimin e një plejade të satelitëve të vegjël me brez të gjerë, secila me peshë rreth 220 kilogramë, e cila do të sigurojë mbulimin global të internetit, në mënyrë që të sjellë sinjalin në zonat që tani nuk kanë akses në internetin me shpejtësi të lartë për shkak të lidhjeve kabllore./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Kërkohet shtyrja e zgjedhjeve presidenciale
Artikulli tjetërCOVID-19 – FMN miraton një ndihmë prej 309 milionë dollarësh për Mozambikun