MADRID, 24 prill /ATSH-ANSA/- Skuadra e Realit të Madridit ka vendosur 4 majin si datë për vazhdimin e stërvitjeve të lëna pezull.
Sipas revistës sportive spanjolle“Marca” futbollistët janë njoftuar nga klubi se aktiviteti i parë pas pauzës do të jetë data e caktuar. Para kësaj, të gjitha aktivitetet sportive në Spanjë janë ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndeshjet e tjera Real Madridi mund t’i luajë në fushën e Akademisë së saj, pasi takimet duhet të mbahen pa spektatorë. /os/






















