LONDËR, 24 prill /ATSH-DPA/ – Një gjykatë britanike filloi sot proceduat ligjore, me kërkesë nga Meghan Markle, kundër një gazete tabloid që botoi fragmente të një letre drejtuar babait të saj.
Avokatët e Meghan, bashkëshortes së princit Harry, pohuan se “Mail on Sunday” publikoi në mënyrë të paligjshme letrën e saj private, të shkruar për të atin.
Ata thanë se letra pasqyronte mendimet dhe ndjenjat intime për shëndetin e babait të saj dhe marrëdhënien me të.
Gjithashtu akuzuan gazetën për shtrembërim të përmbajtjes duke hequr disa pjesë të letrës dhe nuk e paralajmëruan Meghan për botimin.
Avokatët e mbrojtjes mohuan faktin se pronari i azetës kishte shkelur ligjin britanik për privatësinë dhe të drejtat e autorit.
Në seancën dëgjimore paraprake ata argumentuan se Meghan ishte figurë publike, duke e bërë atë të cënueshmë nga publiku. / /sara/