Ballina Flash

FOKUS – Forbes: Koronavirusi ”varfëron” pasanikët e botës

NJU JORK, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Koronavirusi varfëron pasanikët e botës: ata vlejnë në total 8 000 miliardë dollarë dhe këtë vit regjistruan rreth 700 miliardë më pak se në vitin 2019.

Megjithë divorcin e tij prej shumë miliardë dollarësh, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Bill Gates, ndërsa Bernard Arnault ngjitet në vendin e tretë, duke kapërcyer Warren Buffett.

Në mesin e italianëve mbreti i Nutella Giovanni Ferrero është më i pasur, i ndjekur nga Leonardo del Vecchio.

Pasqyrimi i pasanikëve vjen nga revista ”Forbes”, e cila thekson se 51% e miliarderëve të janë më të varfër se vitin e kaluar.

Ndër 278 hyrjet e reja ishin Eric Yuan, themeluesi dhe CEO i Zoom Video Communications, shërbimi online që po shpërthen me emergjencën e koronavirusit që detyron mbi katër miliardë njerëz të rrinë në shtëpi.

SHBA mbetet vendi me numrin më të madh të miliarderëve, 614, i ndjekur nga Kina që numëron, përfshirë Hong Kongun dhe Macao, 456./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 ”ndalon” përkujtimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampeve të përqëndrimit
Artikulli tjetërMë shumë të shëruar se të prekur nga COVID-19/ Balla: Çdo masë e marrë prej Qeverisë, rezultate të paimagjinueshme