Ballina Flash

VIDEO/ Pastrohet bregu i liqenit të Pogradecit

 

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Punonjësit e sektorit të shërbimeve në bashkinë e Pogradecit, kanë nisur pastrimin e bregliqenit, duke respektuar masat e mbrojtjes nga COVID-19.

Bashkia Pogradec njofton se, po vijon zbatimi i projekteve në veprat publike të bashkisë, çdo ditë, pavarësisht situatës së pandemisë.

Krahas punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve rurale, puna po vijon për të patur një bregliqen të pastër. Ekipet po punojnë për heqjen e mbetjeve të akumuluara gjatë stinës së dimrit, për bërë gati për sezonin e verës.

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin e Ballkanit dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë.

Ai ka një sipërfaqe prej 349 km². Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Pogradeci për pjesën shqiptare, Ohri dhe Struga në pjesën e Maqedonisë së Veriut. e.xh/j.p//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtesat në Kodin Penal/ Rama: Plotësuam një boshllëk për situatat e epidemisë, përgatitemi për një hapje graduale të aktivitetit ekonomik
Artikulli tjetër21-vjetori i eksodit nga Kosova/ Meta: Mirënjohje për kontributin historik të popullit të Kukësit