Ballina Flash

FUTBOLL – Zidan dëshiron Mbapen tek Reali

PARIS, 8 prill /ATSH-ANSA/ – Futbollisti i PSZH, Kilian Mbape mund të përfundojë në Real Madrid.

”Në klubin spanjoll, ai eshtw i pëlqyer personalisht nga trajneri Zinedin Zidan”, transmeton gazetari Nikolla Skira në Twiter.

Megjithatë, PSZH nuk dëshiron të ndahet me sulmuesin. Drejtori sportiv Leonardo, po tenton ta bindë futbollistin të mbetet, duke i ofruar kontratë deri në vitin 2025 me rritje të dyfishtë të rrogës.

Gjatë sezonit, francezi 21-vjeçar ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kampionatet, në të cilat ka shënuar 30 gola dhe katër asistime. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet bujqësore drejt vendeve të rajonit/ 300 tonët e parë të perimeve drejt Kosovës
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Apple prodhon skafandra mbrojtëse të tejdukshme për mjekët