REDMOND, 4 prill /ATSH-ANSA/ – Ishte 4 prilli 1975 kur dy miq të fëmijërisë njëzet vjeçar dhe entuziastë të kompjuterit Bill Gates dhe Paul Allen themeluan një kompani në Albuquerque, Neë Mexico që do të bëhej kompania më e madhe e programeve kompjuterike në botë.
Endrra e tyre ishte të sillnin një kompjuter në çdo tavolinë dhe në çdo shtëpi, dhe kjo është pak a shumë ajo që bënë.
Biznesi fillon me shitjen e paketave gjuhësore themelore për mikrokompjuterët Altair, por në vitet tetëdhjetë kompania rritet: bëhet një kompani private me presidentin Gates dhe Allen zëvenës dhe zhvendos selinë në Redmond, e më pas zgjerohet në Europë, duke krijuar programet e Word dhe Microsoft.
Vitet 90 janë vitet në të cilin Gates bëhet njeriu më i pasur në botë, por ato përfundojnë me hapin e parë mbrapa të themeluesit: në janar 2000 Gates lë rolin e CEO te Steve Ballmer për t’u përqëndruar në “strategji afatgjatë “.
Në të njëjtin vit ai themeloi fondacionin Bill & Melinda Gates, fondacioni më i madh privat në botë. /os/























