TIRANË, 4 prill /ATSH/- Masat kufizuese ndaj COVID-19, po rrit interesin e qytetarëve në përdorimin e E-Banking.
Bankat tregtare në vend njoftojnë se kanë përshtatur oraret e punës në bankë sipas udhëzimit të Qeverisë, deri në orën 13:00 duke integruar punën nga shtëpia me atë në zyrë.
Në kë to kushte gjatë kësaj periudhe rezulton se, pavarësisht pezullimit të disa aktiviteteve vihet re se në pikat e ATM në bazë ditore ka pasur rritje me rreth 10% të numrit të transaksioneve dhe rreth 20% në shumën mesatare të tërheqjes.
Degët Internet kanë shënuar rritje të userëve të rinj me rreh 25% dhe shërbimi i klientit në banka që operon 24/7 ka pasur një rritje të jashtëzako nshme të fluksit të telefonatave nga klientë që kërkojnë asistencë për kryerjen e transaksioneve të ndryshme bankare. e.xh/j.p/












