SELANIK, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Autoritetet greke kanë urdhëruar mbylljen totale të bregdetit të Selanikut (të quajtur ‘Nea Paralia’) pas mosbindjes të qindra njerëzve, të cilët injoronin rekomandimet për të mos dalë nga shtëpia.
Bllokimi do nis nga ora 14 deri në 8 në mëngjes nga e hëna në të premte dhe gjithë ditën e shtunë dhe të diel. Ky bllokim do të zgjasë 14 ditë duke filluar nga sot.
Ky urdhër u dekretua nga zv.ministri për Mbrojtjen Civile dhe Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Nikos Chardalias, i cili ishte konsultuar me kryetarin e bashkisë së dytë më të madh në Greqi, Konstantinos Zervas, dhe me guvernatorin e rajonit të Greqisë Qendrore Apostolos Tzitzikostas.
“Megjithë rekomandimet e përsëritura për të kufizuar daljet, apeli ynë nuk është marrë parasysh. Mosrespektimi i masave, çon në masa të reja, për fat të keq më të rrepta,” tha Chardalias. /os/ /a.a/






















