Ballina Bota

KANADA- Bashkëshortja e kryeministrit Trudeau shërohet nga koronavirusi

MONTERIAL, 29 mars /ATSH/- Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez, është shëruar nga koronavirusi, shkruan gazeta italiane ”Corriere della Sera”.

“Ndihem shumë më mirë,” shkroi ajo në një postim të gjatë në Facebook, në të cilin falënderoi mjekët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe në të cilin dërgoi një mesazh inkurajimi për të gjithë popullatën.

“Unë e di se nuk është e lehtë të jesh vetëm. Por e gjithë distanca fizike e nevojshme për të na mbrojtur tani duhet të na inkurajojë të krijojmë afërsi më të madhe emocionale. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të përdorim mediat sociale për të mbajtur komunikim të mirë midis nesh dhe thellojmë lidhjet tona”, theksoi ajo.

”Unë besoj fuqimisht se shkenca dhe dhembshuria do të na ndihmojnë për të kapërcyer këtë krizë. Për ta bërë atë, ne duhet të dëgjojmë dhe të ndjekim protokollet shëndetësore dhe të qëndrojmë në shtëpi për momentin”, përfundoi zonja Trudeau. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Mjekja apel qytetarëve: Tregoni nëse keni patur kontakt me të prekurit nga COVID-19
Artikulli tjetërCOVID-19/ Rëndohet sërish bilanci në Itali, në 24 orët e fundit 756 të vdekur dhe 646 të shëruar