TIRANE, 21 mars/ATSH/-Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë në vend përsëri parashikohet me diell e vranësira të cilat do të bëhen prezente në orët e mesditës, fillimisht në jug e gradualisht në mbrëmje në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë 1-7m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/22 | diell re |
| Kukës | 4/20 | diell re |
| Lezhë | 7/21 | diell re |
| Dibër | 4/19 | diell re |
| Durrës | 5/22 | diell re |
| Tiranë | 10/23 | diell re |
| Elbasan | 7/22 | diell re |
| Berat | 6/24 | diell re |
| Vlorë | 8/23 | diell re |
| Korcë | 4/17 | diell re |
| Gjirokastër | 5/22 | diell re |
| Sarandë | 10/22 | diell re |












