TIRANË, 20 mars/ATSH/ Qyteti bregdetar i Vlorës vijon të jetë i boshatisur nga njerëzit në rrugët e tij, që në këtë stinë gumëzhinin edhe nga shëtitjet buzëdetit në shëtitoren Lungomare.
I preferuari i turistëve sidomos në pranverë dhe në verë në këtë qytet ka mbizotëruar heshtja pas situatës së krijuar nga COVID-19.
Qytetarët janë vetkarantinuar në banesat e tyre që prej 15 marsit, në kuadër të masave të marra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e koronavirusit të ri, të njohur edhe si COVID 19./k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.




















