Ballina Bota

SPANJË – Transformohet në spital hoteli i parë në Madrid

MADRID, 19 mars /ATSH-AFP/ – Një hotel i parë në Madrid u transformua sot në strukture mjekësore, për trajtimin e rasteve jo shumë të rënda me koronavirus, theksoi një gazetar.

“Kjo do të mundësojë lehtësimin e presionit në spitale dhe në lirimin e dhomave”, bëri të ditur rajoni i Madridit në një komunikatë.

Personali shëndetësor me bluza të bardha dhe maska kanë filluar të mbërrijnë që prej mëngesit në hotelin “Gran hotel Colon”, që ndodhet 10 minuta nga spitali “Gregorio Maranon”, një prej më të mëdhenjve të kryeqytetit spanjoll.

Në mesditë kanë mbërritur ambulancat dhe personeli mjekësor të mbrojtur me veshjet e bardha, doreza dhe syze.

Shtypi është mbajtur larg dhe ndërtesa do të mbikëqyret nga policia./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Qytetarët shqiptarë që shkelin afatin 3-mujor në Belgjikë, mund të aplikojnë për shtyrjen e kësaj leje
Artikulli tjetërErdhi në Vlorë 6 vjeç, tashmë jeton në Izrael/ Rafo Jakoel, një jetë e ndarë mes tre shteteve