Ballina Flash

MJEKËSI – Përdorimi i celularit përkeqëson dhimbjen e kokës

NJU DELHI, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Smartfoni mund të shtojë dhimbjet e kokës, sipas studimit të botuar në revistën ‘’Neurology Clinical Practice’’, që përfshiu 400 pacientë me lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, migrenë, tension e tjerë.

‘’Në fakt ata që vuajnë nga dhimbja e kokës dhe përdorin smartfonë marrin një sasi më të madhe të analgjezikëve’’, theksuan autorët.

“Megjithëse për t’u konfirmuar në studime më të thella, këto rezultate janë shqetësuese pasi përdorimi i smartfonëve ka qenë i lidhur me një sërë simptomash, më e zakonshme prej të cilave është pikërisht dhimbja e kokës”, theksoi autori i studimit, Deepti Vibha, i Institutit të Shkencave Mjekësore në Nju Delhi.

Gjatë këtij eksperimenti, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve përdorën rregullisht një smartfon, të tjerët jo, dhe doli se përdorimi i analgjezikëve kundër dhimbjes së kokës ishte më i përhapur te ata që përdornin pikërisht smartfonët./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Po bëjmë gjithçka për menaxhimin e COVID-19
Artikulli tjetërSHBA – Pompeo: Lituania të mos ratifikojë marrëveshjen BE-Kubë