Ballina Bota

SLLOVAKI – Partia OLaNO ngarkohet me formimin e koalicionit qeveritar

BRATISLAVË, 4 mars /ATSH-AFP/- Kreu i shtetit sllovak, Zuzana Caputova, udhëzoi sot zyrtarisht Igor Matoviçin, liderin e partisë antikorrupsion të qendrës së djathtë, OLaNO, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare, për të formuar një qeveri koalicioni.

OLaNO hoqi nga pushteti koalicionin e drejtuar nga partia populiste e së majtës, Smer, duke përdorur zemërimin e votuesve për vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak, në 2018, i cili kishte bërë hetime për korrupsionin e shfrenuar në këtë vend të eurozonës.

“Unë i kam besuar kryetarit të partisë OLaNO, Igor Matoviçit, formimin e një qeverie”, tha për shtypin presidentja liberale, Zuzana Caputova, gjatë një ceremonie zyrtare në Bratislavë.

Matoviç tha se dëshiron ta përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur formimin e një koalicioni katërpartiak të fortë të qendrës së djathtë me 95 vende në parlament, nga 150 që janë, një shumicë kjo që do ta lejonte të ndryshonte kushtetutën./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMisioni i forcave ushtarake shqiptare në Afganistan zgjatet deri në 1 mars 2025
Artikulli tjetërShqipëria heq vizat me shtetin e Guajanës