Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 mars 2020

TIRANE, 1 mars/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mot për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në orët e pasdites dhe më pas shtim vranësirash të dendura në të gjithë territorin.

Prej orëve të pasdites në veriperëndim, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në jugperëndim me intensitet të ulët.

Prej orëve të vona të mbrëmjes e mesnatë reshjet e shiut përfshijnë gati të gjithë vendin, ndërsa në veriperëndim në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe, parashikohen reshje të izoluara bore. Mjegull dhe mjegullinë e dendur parashikohet në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Era do të mbizotërojë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-15m/s, me forcim dhe intensitet pasdite deri në 25-30m/s,  duke u pasuar nga valëzim i forcës 6-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/14 Diell re
Kukës -2/12 Diell re
Lezhë 1/15 Diell re
Dibër -5/10 Diell re
Durrës 4/18 Diell re
Tiranë 0/20 Diell re
Elbasan -2/19 Diell re
Berat -4/20 Diell re
Vlorë 1/19 Diell re
Korcë -5/10 Diell re
Gjirokastër -2/19 Diell re
Sarandë 2/19 Diell re

 

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/3/2020
Artikulli tjetërMJEKËSI – Cigaret elektronike rrezikojnë shëndetin e gojës