BRATISLAVË, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Sllovakët zgjedhin sot parlamentin e ri, në zgjedhjet e para të përgjithshme që nga vrasja e gazetarit investigativ, Jan Kuciak dhe që nga protestat e fuqishme kundër korrupsionit.
”Koalicioni tripartiak i kryeministrit Peter Pellegrini mund të humbasë shumicën e tij”, sipas një rezultati të një sondazhi pak para zgjedhjeve.
Partia e tij Social-demokrate, Smer mund të marrë 15,6% të votave.
Partia konservatore e opozitës ”Olano” (”Njerëzit e zakonshëm”), nga ana tjetër, me shumë gjasë po pret të marrë 19,1% të votave.
Më shumë se katër milionë votues në Sllovaki kanë të drejtë të zgjedhin parlamentin e ri.
Më 21 shkurt 2018, gazetari Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kusnirova u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre. Kuciak kishte shkruar për lidhjet korruptive mes politikës dhe biznesit./ a.jor.












