BARCELONA, 28 shkurt /ATSH-MIA/ – Ylli brazilian i PSG, Neymar ka paditur përsëri ish- klubin e tij, Barcelonën.
Dy paditë e para kanë pasur si pretendim shifrën e 32,1 milionë eurove, për sa u takon premiove për pagesa të vonuara dhe honorare të papaguara për rinovimin e kontratës, ndërsa këtë herë lojtari pretendon shifrën prej 6,5 milionë euro.
Neymar kërkon kompensim nga klubi, pasi autoritetet tatimore në Spanjë kanë gabuar shumën për të cilën bëhet fjalë.
Ata pranojnë se një pjesë e parave që Barcelona i ka paguar Santoshit për transferimin e tij në vitin 2013, kanë hyrë në xhepin e Neymar, si shpërblim i fshehur përmes marrëveshjeve fiktive për të drejta imazhi./ /os/ a.jor.























